Erion Veliaj, ka qëndruar sot në Ukrainë.
Delegacioni i Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta në Ukrainë ka mbërritur atje ditën e sotme, ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.
Pjesë e këtij delegacioni ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Delegacioni i mbërritur atje nënshkroi një Memorandum i cili do të bëhet një mjet efektiv për mbështetjen e qyteteve të Ukrainës.
“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Unë u jam mirënjohës qyteteve evropiane për strehimin e njerëzve tanë që u detyruan të ikin nga lufta.
Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani. Sot është bërë një hap tjetër për këtë. Një Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua për të mbështetur rindërtimin e qëndrueshëm të qyteteve të Ukrainës.” , u shpreh Zelensky.