Velipojë: Shpëtohen nga mbytja nëna dhe djali i saj 4-vjeçar

20:40 | 29 June 2020

Dy qytetarë shpëtojnë nga mbytja nënën dhe djalin 4-vjeçar.

Një ngjarje e rëndë është evituar ditën e sotme në plazhin e Velipojës.

Një nënë së bashku me djalin 4-vjeçar kanë qenë duke u mbytur në det.

Për fat të mirë ata janë shpëtuar nga dy persona që ndodheshin në vendngjarje.

Ndërkohë i mituri dhe nëna e tij, janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

Rrethanat e ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende.

Komento: