Veliu i katërti, Pacolli i pesti e Zemaj i 17-i, kjo është renditja në listën e LDK-së

20:54 | 16 Janar 2021

LDK-ja publikon listën.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Listës i prin Avdullah Hoti, pasuar nga Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe Agim Veliu. Kryetari i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, ka numrin 5 në këto zgjedhje.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bart numrin 17.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë publikuar më herët listat e tyre zgjedhore me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Komento: