Veliu: Isa Mustafa është figurë kredibile për postin e Presidentit

21:31 | 04 November 2019

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka pranuar se posti i presidentit të Kosovës duhet të definohet në negociatat që po zhvillohen në mes të LDK-së dhe VV-së.

Veliu për emisioni Debat Plus ka thënë se posti i presidentit duhet të definohet tani me VV-në, pasi që pas një vit e gjysmë duhet të zgjidhet presidenti i ri, përcjell ORAinfo.

“Mendojë se tani duhet të definohet posti i Presidentit në mënyrë që pas një viti e gjysmë mos te kemi përsëri ndonjë krizë”, ka thënë Veliu.

Ai po ashtu ka thënë se LDK ka figura të mjaftueshme që do të përfaqësonin me dinjitet postin e presidentit.

“Isa Mustafa është njeri kredibil që do të mund ta merte postin e presidentit”, ka thënë Veliu. /ORAinfo/

Komento: