Veliu takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, diskutohet për marrëveshje në fushën e sigurisë

19:09 | 15 Dhjetor 2020

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Veliu me të, ka diskutuar për progresin në hartimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë ndërmjet dy shteteve, e cila do të mundësojë shkëmbimin më të mirë të përvojave dhe bashkëpunim në fushat me interes reciprok.

Gjithashtu në këtë takim u vlerësua se kjo marrëveshje do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale dhe do të ofrojë mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit.

Ministri Veliu dhe ambasadori Sakar theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira Kosovë-Turqi i kultivojnë që një kohë të gjatë si dhe diskutuan për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Ndërsa në anën tjetër diplomati turk përsëriti ftesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Turqisë drejtuar ministrit Veliu për një vizitë pune.

Komento: