Veliu thotë se policët janë heronjtë tanë: I ndamë katër milionë euro për ta

23:03 | 25 Shtator 2020

Ministri Veliu thotë se policët janë heronjtë tanë, i ndamë katër milionë euro për ta.

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka thënë se katër milionë euro janë ndarë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës për Policinë e Kosovës.

“Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Veliu.

“Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19”.

Komento: