
Veliu s’i përfill sondazhet që LDK-në e nxjerrin të tretën.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, po është i bindur se partia e tij mund që sërish të dal e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo pavarësisht sondazheve të cilat partinë e tij e vendosin të tretën në rezultate.
Veliu sot me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar degën e LDK-së në Malishevë.
Ai ka thënë se partia e tij do të punojë shumë që të del para në këto zgjedhje.
Postimi i plotë:
Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë.
Bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi.
LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.