Veljkoviq: Do të ishte çmenduri nëse barrikadat hiqen, por çka të presim prej mashtruesve

18:05 | 28 Dhjetor 2022

Analisti Stefan Veljkoviq ka qenë mjaft i ashpër ndaj Listës Serbe pasi ata nënkuptuan se barrikadat mund të hiqeshin pasi u dha lajmi gjatë ditës se ish-polici Dejan Pantiq do të dërgohej në arrest shtëpiak.

Rakiq tha se zyrtarët e Listës Serbe kishin biseduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe i cili ishte shprehur se do të ishte mirë që barrikadat të hiqeshin.

Por, aktivisti serb nga Kosova i shoqërisë civile, Stefan Veljkoviq beson tjetërçka.

“Do të ishte nivel tjetër i çmendurisë nëse barrikadat hiqen përkundër që nuk janë plotësuar kërkesat tjera,” – thotë fillimisht ai.

“Por, çka të presim prej gënjeshtarëve dhe mashtruesve të dëshmuar?” – vazhdon aktivisti.

Veljkoviq ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Listës Serbe dhe politikës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Komento: