Vëllai dyshohet se vrau vëllain për pronë në Rahovec

09:13 | 13 June 2021

Vrasja në Rahovec, vëllai dyshohet se vrau vëllain për pronë.

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Soniq të Rahovecit. Sipas burimeve të Express, dyshohet se një person ka qëlluar me armë vëllain e tij.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe pronësore.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj.

Komento: