Vellai i Gjylejta Ukellës: Drejtësia është veç kështu

10:38 | 27 December 2024
vellai-i-gjylejta-ukelles:-drejtesia-eshte-vec-keshtu

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin.

Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u është lehtësuar dhimbja dhe se drejtësia u arrit.

“Vendimi i gjykatës na e lehtësoi dhimbjen jemi shumë të lumtur, falënderojmë gjykatën prokurorinë, Policinë e Kosovës. Drejtësia është veç kështu dhe s’ka ndryshe”, ka thënë ai në një deklarim për media pas përfundimit të seancës.

Ukella u shpreh se vendimi i ka kthyer besimin në drejtësi.

Komento: