Vëllai i Liridona Ademajt: Duam drejtësi, kriminelët duhet të kalben në burg

23:33 | 05 Dhjetor 2023

Të martën mbrëma vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook duke kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, “pa vonesa dhe pa gabime”

.

“Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, ka shkruar ai.

“Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.
Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time”.

“Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, shkroi Ademaj.

Qindra qytetarë morën pjesë në një marsh protestues të martën në Prishtinë, pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit më 29 nëntor. Ata kërkuan drejtësi për vrasjen e Liridonës dhe dënime meritore për vrasësit e saj, ndërkohë që thanë se Kosova është shndërruar në vend të pasigurt për gratë. Marshi u organizua me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Liridona është gruaja e katërt që vritet sivjet në Kosovë.

Komento: