Vëllai i Liridona Ademajt: Prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve, kërkojmë takim urgjent

17:08 | 20 Dhjetor 2023
vellai-i-liridona-ademajt:-prokuroria-nuk-ka-kontaktuar-fare-me-neve,-kerkojme-takim-urgjent

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor, ka njoftuar të mërkurën se u kanë kërkuar një takim urgjent, Prokurorisë në Prishtinë.

Ademaj ka thënë se zyrtarisht ende nuk janë informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media.

Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht, thotë tutje Ademaj.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Njoftimi i plotë:

 

Komento: