Vëllai i policit të dyshuar për privimin nga jeta të një personi në Suharekë mori pjesë në mbledhjen e provave

18:01 | 18 Mars 2019

Një person është privuar nga jeta në një kazino në Suharekë. Për këtë akt po akuzohet një polic.

E në vendin e ngjarjes ka qenë edhe vëllai i policit, Shefik Spahiu, Sami Spahiu cili punon në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Burimet i kanë thënë Insajderit se Sami Spahiu ka qenë vazhdimisht i pranishëm gjatë mbledhjes së provave, vëllai i të cilit dyshohet që e ka kryer veprën e rëndë.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala e ka konfirmuar praninë e Spahiut në vendin e ngjarjes, por e ka arsyetuar me faktin se në atë moment nuk është ditur se kush është i dyshuar për vra.sjen.

“S’kemi mundur me ditë kush është i dyshuar, ky ka qëndru jashtë objektit veç e ka dërguar prokurorinë në vendin e ngjarjes” , ka thënë Shala.

Rreshteri i policisë Shefki Spahiu, që dyshohet për privimin nga jeta të 32 vjeçarit në një kazino në Suharekë, të dielën është ndaluar për 48 orë deri në marrjen e një mase tjetër nga Gjykata.

Ai dyshohet se ka qëlluar për vdekje të riun, Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës, i cili ishte punëtor i kësaj kazinoje. Alijaj sipas dëshmitarëve kishte arritur ta identifikojë rreshterin Spahiu, derisa përpiqej të kryente grabitje.

Komento: