Një rast i kanosjes është raportuar së fundi në Rahovec.
Ankuesi mashkull ka raportuar se një person i dyshimtë i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.