Vëllai raporton ish të dashurin e motrës në Rahovec: Po e kanos dhe nuk po e lë të fejohet

09:38 | 09 Shkurt 2023

Një rast i kanosjes është raportuar së fundi në Rahovec.

Ankuesi mashkull ka raportuar se një person i dyshimtë i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: