
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Mitrovicë, ku një person dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin për intervistim, ndërsa është intervistuar edhe viktima.
“Palët (i dyshuari dhe viktima), pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.