Vëllau i Armend Mujës irritohet me deklaratën e Kurtit: Disa deputetë tu po iu kërkojnë vëllezërve të ikin jashtë vendit

11:42 | 23 Shtator 2022

Vëllai i deputetit Armend Muja, Gazmendi ka reaguar ndaj deklaratës “për vëllezërit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të bërë dje në Kuvend.

Ndër të tjera, Kurti në seancën e djeshme të Kuvendit tha se “vëllezërit i kemi për te shpija”, duke aluduar në debatin e tij me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

E Muja, tha se thënia e Kurtit po realizohet edhe në jetën aktive të deputetëve të Vetëvendosjes që sipas tij po aplikojnë “masa të ashpra” ndaj familjarëve të tyre.

Ai tha se po ka kërkesa që vëllezërit e tyre të ikin diku jashtë vendit apo të shesin “farmerka e patika diku”.

“Dje në Kuvendin e Kosovës- Kryeministi nder te tjera tha se vëllezërit i kemi vetem për te shpija!

Eshtë shumë e vertetë se kjo thënja e tij po realizohet në jetën aktive tek disa deputetë e kësaj partije, madje duke praktikuar edhe masa më të ashpra ndaj familjarëve te tyre- deri tek kerkesat që vëllëzërit të ikun diku jashtë vendit ose te shesin “farmerka e patika këtu në Kosovë”!

Pushteti dhe pozitat nganjëhere ti verbon dy sytë, por familja dhe vëllëzërit janë vet shteti!”, shkruan ai.

Komento: