Vëllau i reperit Buta është i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

11:04 | 28 Maj 2022

I dyshuari për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj është vëllau i reperit Buta.

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari G.H.

I dyshuari për këtë rast është personi me inicialet Q.J, vëllau i reperit Buta.

Ashtu siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i dyshuari Q.J është kapur me armë në dorë, në po atë vend.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari ka rezistuar t’i bindej urdhërave policorë dhe si rezultat derisa është kthyer kah zyrtarët policor me armë në dorë, ka nxitur reagimin e Policisë, ku njëri nga policët ka shtënë në drejtim të tij duke e plagosur.

I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim në QKUK.

Komento: