Vëllau në gjendje të rëndë, flet motra e tij dhe jep detaje të konfliktit

18:22 | 05 September 2019

Ngjarja shumë e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

Rafuna dhe Mehmeti kanë banuar në të njëjtën ndërtesë, në katin e parë, ka bërë të ditur motra e njërit prej të lënduarve.

Pronari i pronës së ndërtesës, po sipas dëshmitarëve, janë familja Rafuna dhe Mehmeti, ndërsa ndërtues kompania Royal.

Sipas tyre, këto dy familje nuk kanë pasur probleme më herët, por dyshohet se konflikti për pronë ka çuar deri te ngjarja tragjike.

Ndryshe, policia ka konfirmuar për një të vdekur si pasojë e të shtënave me mjet të sotme, ndërsa tre të tjerë janë të lënduar.

Në QKUK nuk kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të lënduarit, ku mjekët kujdestarë thanë për media se kanë pranuar katër persona me plagë të marra, ku gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Komento: