Vëmendja në Ferizaj dhe Mitrovicë, pesë ndeshje luhen në Superligë,

09:42 | 28 Maj 2023

Pesë ndeshje luhen në Superligë, vëmendja në Ferizaj dhe Mitrovicë.

Pesë ndeshje interesante do të zhvillohen në xhiron e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Fokusi është në Ferizaj dhe Mitrovicë. Trepça ’89 e pret Prishtinën në “Riza Lushta”. Mitrovicasve iu duhet me patjetër fitorja ose një barazim për ta siguruar barazhin.

Në anën tjetër, Ferizaj për momentin gjendet në pozitën e barazhit dhe një fitore ndaj Dukagjinit do t’ua blindonte këtë pozitë.

Fituesi i barazhit i Superligës do të luaj me Lirinë, që dje mposhti Ulpianën në barazhin e Ligës së Parë.

Ndërkohë në Suharekë ka festë, ku Ballkani do të përballet me Gjilanin. Teksa Drita i shkon Drenicës, që nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Ndërkohë pa ndonjë objektiv, Malisheva e pret në konak Llapin.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Komento: