Vëmendje: Ja ҫfarë do të ndodh sot në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vëmendje: Ja ҫfarë do të ndodh sot në Kosovë

08:28 | 27 Janar 2019

Këto janë ngjarjet për ditën e sotme në Kosovë:

10:00

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes mban mbledhjen e 36-të. (Hoteli “Grand”, Prishtinë)

10:30 – 13:00

Zhvillohet ceremonia zyrtare për varrimin e zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht.

10:30 – 11:45 – Homazhe pranë arkivolit (Holli i Kuvendit të Kosovës)

12:00 – Mbledhja Komemorative (Teatri Kombëtar)

13:00 – Ceremonia e varrimit (Varrezat e Qytetit, Arbëri)

13:00

Për nder të 27 Janarit – Ditës Përkujtimore të Holokaustit shfaqet filmi dokumentar “Trashëgimtarët e një historie shpëtimi’’, një rrëfim personal për marrëdhënien mes trashëgimtarëve të të mbijetuarit dhe shpëtimtarit të tij, Arsllan Rezniqi nga Deçani, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan)

19:30

Mbahet ceremonia përmbyllëse e Konferencës së VI-të Ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Intelegjente në Transport”. Me këtë rast do të ndahen çmimet sipas kategorive. (Kino “Armata”, Prishtinë)

Komento: