Vëmendje: Ja ҫfarë do të ndodh sot në Kosovë

08:19 | 17 December 2018

Këto ngjarje do të ndodhin sot në vendin tonë:

Ministria e Punëve të Brendshme mban takim me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën “Dekonstruktimi i perceptimeve publike: Politika e Jashtme e Kosovës dhe Dialogu me Serbinë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00 – 11:30)

Shoqata e Transportit rrugor mban takimin me temën “ Problemet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ngritja e çmimit të peronizimeve”.(OEK, ora 10.00) Parlamenti i Studentëve proteston me kërkesa që të përmirësohen kushtet për studentët. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve ‘90-ta dhe mban takim me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA.

(Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00) Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon takimin letrar “Esad Mekuli”. (Biblioteka “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 12.00) Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton draft-Strategjisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban takim me Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)

Nënshkruhet memorandumi me Fondacionin “Valon Vataj” për renovimin e Çerdhes së Qytetit. (Ambientet e Komunës së Suharekës, ora 13:00)

Kosovo 2.0 organizon diskutim për zhvillimin e kampanjave të avokimit për të drejtat e njeriut me drejtorin e Fushatave për Evropë në Amnesty International, Fotis Filippou. (Kosovo 2.0 rr. ‘Ferat Dragaj’, 60-1, mbrapa Furrës ‘Qerimi 1’, ora 18.00).

Komento: