Vëmendje: Kosova nga e mërkura përfshihet nga reshjet të dendura të borës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vëmendje: Kosova nga e mërkura përfshihet nga reshjet të dendura të borës

20:51 | 07 Janar 2019

Reshjet e borës dhe rënia e temperaturave deri në -15 gradë ka përfshirë vendin tonë.

Reshjet e borës gjatë ditëve të vijim pritet të jenë më intensitet edhe më të madh.

Masat e fuqishme të ftohta ajrore nga Siberika kanë depërtuar thellë në rajonin tonë dhe ato do të vazhdojnë të depërtojnë edhe më tutje.

Si rezultat në Mesdheun Qendror do të krijohet një ciklon i fuqishëm i cili me qendrën e tij do të stacionohet pikërisht në brigjet e Bregdetit Shqiptar. Ky ciklon ka pozitën ideale për të sjellur reshje të dendura bore në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe shumë pjesë të Shqipërisë.

Gjatë natës mes të Martës dhe të mërkurës reshjet e borës do të fillojnë në Kosovë të cilat do të intensifikohen ditën e mërkurë. Dita e mërkurë do të na sjellë reshje të dendura bore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Priten reshje nga 10 cm deri në 30 cm varësisht nga vendi dhe lartësia mbidetare, kurse në viset malore sasia mund të shkojë deri në 50 cm.

Reshje të fuqishme bore do të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në Shqipërinë bregdetare dhe Ultësinrën perëndimore ato do të shndërrohen shpejt në reshje të dendura shiu apo stuhi me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet e borës mund të përfshijnë edhe bregdetin malazez si psh: Ulqinin.

Reshjet e dendura të borës mund të përfshijnë edhe qytetin e Shkodrës, kurse qytetet shqiptare më në qendër afër bregdetit reshjet e borës mund të jenë kalimtare të cilat shpejt do të shndërrohen në reshje të dendura shiu. Reshje të dendura bore do të përfshijnë edhe tërë Maqedoninë.

Komento: