Kjo rrugë e Prishtinës do të mbyllet për qarkullim për më shumë se një muaj.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.
Për këtë rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Clinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi” do të jetë e mbyllyr nga 26 nëntori deri më 8 janar.
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme.
Postimi i plotë:
Festat e fundvitit po afrojnë.
Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur 🚧 nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.