Greva disa javëshe në arsim bëri që të humbet një numër i madh i orëve mësimore.
Mësimdhënësit do të vendosin si dhe kur do të kompensohen orët.
Orët e humbura për shkak të grevës tri javëshe të mësimdhënësve do të zëvendësohen, megjithatë ende nuk është vendosur se kur do të bëhet zëvendësimi i tyre, bënë të ditur Ministria e Arsimit.
Ndërsa, në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit thonë se janë mësimdhënësit ata të cilët vendosin se kur do të bëhet zëvendësim i tyre.