Vëmendje prindër: Nëse nuk i vaksinoni fëmijët ju pret gjoba

09:40 | 09 May 2019

Një lajm i rëndësishëm për prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë të Gjermanisë ka propozuar që të vendosen gjoba për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre.

Çdo fëmijë në shkollë duhet të vaksinohet për fruthin pasi është sëmundje ngjitëse dhe mund të jetë vdekjeprurëse nëse rikthehet.

Në një intervistë të publikuar të dielën për të përjavshmen gjermane “Bild am Sonntag”, ministri Jens Spahn tha se prindërit që nuk provojnë se kanë vaksinuar fëmijët do gjobiten me 2.500 euro.

Ndër të tjera, ministri Spahn propozoi se fëmijët që nuk kanë bërë vaksinat e fruthit do ndalohen nga shërbimet e kujdesit ditor në mënyrë që të mbrohen të tjerët.

Procedurat mjekësore të detyrueshme, përfshirë vaksinimet, janë një çështje e ndjeshme politike në Gjermani dhe nuk dihet nëse propozimi i Spahn do të zbatohet pasi nuk është diskutuar ende në Kabinet.

Komento: