Vëmendje shoferë, BE-ja nga ky vit kufizon shpejtësinë

10:59 | 30 March 2019

BE-ja nga viti 2022 kufizon shpejtësinë e automjeteve.

Bashkimi Evropian (BE) ka sjellë vendim për paisjen e re, të cilën të gjitha automjetet në Union deri në vitin 2022 duhet ta instalojnë në sistemin e kufizimit të shpejtësisë.

Komisioni Evropian (KE) njoftoi se në negociatat mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian është arritur marrëveshje për shfrytëzimin e teknologjive të reja të sigurisë në automjete.

Sipas rregullave të reja, në vendet anëtare të BE-së nga viti 2022 automjetet duhet të kenë të instaluar paisjen shtesë të sigurisë, sikur frenat automatike për situata emergjente, kufizim të shpejtësisë, sistemin e kontrollit të ngasjes në korsi dhe detektorit të gjumit si dhe kamerës me senzor për parkim. Qëllimi i kësaj është që në masë të madhe të ulin numrin e aksidenteve, transmeton AA.

Përveç kësaj në automjete detyrueshëm do të instalohet kutia e zezë e cila do të incizojë të dhënat gjatë aksidenteve, ashtu që më vonë të gjitha detajet më lehtë të konstatohen.

Komento: