Policia ka paralajmëruar masa për veturat që parkohen në vend të papërshtatshëm.
Veturat e parkuara pa vend po dalin të jenë shqetësuese për qytetarët në Prishtinë.
Ata fajësojnë komunën për mungesë të parkingjeve.
Kanë zënë vend kush ku ka mundur. Shoferët në kryeqytet i japin pamje të tilla rrugëve pothuajse çdo ditë.
E pikërisht parkimi pa vend i këtyre veturave krijon edhe tollovi në trafik, të cilin tash e një kohë është njëri nga problemet kryesore në kryeqytet.
Për këtë numër të madh të veturave të parkuara pa vend qytetarët po fajësojnë komunën.
Ka të tillë që parkojnë qëllimisht në vend jo të duhur veturat e tyre e ka edhe nga ata që kjo gjë nuk ju pengon aspak.
Por u pengoi ose jo nga e hëna deri me 9- muajit qershor qytetarët do të paralajmërohen për një aksion të policisë për të konfiskuar veturat e parkuara në vendet joadekuate.
E nga data 10 ky ligj do të fillojë të zbatohet edhe në praktikë.
Nga policia tregojnë metodat se di do të bëhet gjobitja e personave që shkelin rregullat e komunikacionit.
Ani pse do ndërmarrin një aksion të tillë në Polici thonë se ka mungesë të parkingjeve.