Vëmendje shoferë, policia rrit dënimet në trafik – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vëmendje shoferë, policia rrit dënimet në trafik

10:11 | 25 Janar 2019

Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet në trafik, duke rezultuar me rritjen e numrit të dënimeve në trafik.

Policia ë raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 279 tiketa në trafik.

Një shifër që për dallim nga ditët e tjera, është më e madhe.

Gjithashtu në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se janë arrestuar 28 persona, prej të cilëve në mbajtje janë dërguar 14 prej tyre.

Në statistikat e PK-së, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 23 me të pa lënduar.

Policia e Kosovës ditëve të fundit ka bërë thirrje për kujdes në trafik, sidomos pas reshjeve të borës.

Komento: