Vëmendje, sot temperaturat deri 36 gradë

08:40 | 08 Gusht 2019

Sot do të mbajnë temperatura të larta në vendin tonë.

Vala e të nxehtit afrikanë pritet të shtrihet mbi rajonin tonë edhe gjatë ditëve në vijim.

Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të luhaten nga 16 deri në 19 gradë celsius e maksimalet nga 34 deri në 36 gradë celsius.

Do të fryj erë e lehtë nga jugu-perëndimi 1-2m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të do të shënojë ngritje të lehtë mbi vlera normale.

Sipas parashikimeve të fundit, vapa afrikane pritet të zgjasë së paku deri nga mesi i javës së ardhshme, e më pas temperaturat pritet të zbresin përreth vlerave mesatare, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

Komento: