Vendet afrikane paguajnë 30 herë më shumë për ilaçe

23:14 | 18 June 2019

Vendet afrikane me ekonomi të vogla dhe të mesme paguajnë shumë më tepër para për ilaçe më pak efektive, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në vende të tilla si Zambia, Senegali dhe Tunizia, ilaçet e përditshme si paracetamoli mund të kushtojnë deri në 30 herë më shumë se në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Tregjet farmaceutike në vendet e varfra “thjesht nuk punojnë”, tha Kalipso Chalkidou nga Qendra për Zhvillim Global.

Ajo tha se “konkurrenca është thyer” për shkak të një zinxhiri të koncentruar të furnizimit.

Chalkidou, bashkë-autore e një raporti mbi prokurimin e ilaçece, deklaroi se vendet me ekonomi të vogla dhe të mesme blejnë një gamë më të vogël të ilaçeve, duke çuar në konkurrencë, rregullim dhe cilësi më të dobët.

Ai thotë se vendet më të pasura, falë parave publike dhe proceseve të forta për blerjen e ilaçeve, janë në gjendje të blejnë ilaçe më të lira.

Vendet më të dobëta, megjithatë, kanë tendencën të blejnë ilaçet më të shtrenjta, në vend të atyre farmaceutike më të lira që nuk përbëjnë më shumë se 85% të tregut në Britani të Madhe dhe SHBA.

Komento: