Vendet kandidate për BE presin deri në 39 vjet, aplikimi i Kosovës ende nuk u shqyrtua

23:55 | 25 Korrik 2026
vendet-kandidate-per-be-presin-deri-ne-39-vjet,-aplikimi-i-kosoves-ende-nuk-u-shqyrtua

Vendet kandidate për BE po presin me vite nga aplikimi i tyre për anëtarësim: Turqia 39 vjet, Maqedonia e Veriut 22 vjet, Mali i Zi 17 vjet, Shqipëria 17 vjet, Serbia 16 vjet, Bosnja dhe Hercegovina 10 vjet, Ukraina 4 vjet, Moldavia 4 vjet dhe Gjeorgjia 4 vjet, nxori në pah Bota e Statistikave.

Nga ana tjetër, Kosova, aktualisht, është i vetmi vend evropian që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Mbetet e vetmja nga dhjetë shtete të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së pa statusin formal të kandidates.

Kosova megjithëse e paraqiti aplikimin për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, kërkesa ende nuk i është përcjellë Komisionit Evropian për vlerësim.

Arsyeja është se pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk janë pajtuar për ta çuar procesin përpara.

Komento: