Vendi i katër në Premierligë në fund të sezonit, Ragnick befason me këtë deklaratë

00:01 | 09 Shkurt 2022

“Do jem i lumtur nëse përfundojmë në top katër”

Manchester United nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Burnley, skuadër që renditet në fundin e tabelës.

“Djajtë e Kuq” shënuan tre herë, mirëpo dy prej tyre u anuluan nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pas ndeshjes, trajneri Ralf Rangnick tha se do ishte i lumtur nëse Man United përfundon në top katër.

“Nëse Manchester United nuk e ka fituar titullin në 10 vitet e fundit, duhet të ketë një arsye të mirë”.

“Të gjithë brenda klubit do ishin të lumtur nëse përfundojmë në top katër në fund të sezonit, unë gjithashtu”.

Ndërkohë, Man United momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë me 39 pikë.

Komento: