Vendi me shumicë muslimane, ku gratë me nikab përballen me gjoba

18:24 | 06 Shtator 2025
Vendi me shumicë muslimane, ku gratë me nikab përballen me gjoba

Policia e Kirgizisë ka shqiptuar gjoba të majme dhe ka lëshuar paralajmërime zyrtare për gratë që mbajnë nikab – një shami që mbulon fytyrën, që është e ndaluar në shtetin me shumicë muslimane.

Të paktën 29 gra janë gjobitur me nga 230 dollarë secila për shkeljen e ndalesës së nikabit, tha policia. Kjo ndalesë hyri në fuqi më herët gjatë këtij viti.

Gratë u ndaluan gjatë bastisjeve në provincën jugore të Oshit dhe në atë jugperëndimore të Xhalal-Abatit, ku qeveritë lokale, policia dhe shërbimet e sigurisë kanë kryer operacione për zbatimin e kësaj ndalese.

Afër 300 gra që mbanin nikab në publik u ndaluan nga oficerët në dy ditët e para të operacioneve të kryera në prill në Osh, sipas policisë rajonale.

Kirgizia ka miratuar këtë vit një ligj që ndalon nikabin, shaminë që mbulon të gjithë fytyrën, përveç syve. Sipas ligjit, gratë që e shkelin ndalesën dhe përdorin nikabin në publik, përballen me gjoba.

Autoritetet thanë se kanë biseduar me afër 300 gra që mbanin nikabin, gjatë basitisjes në qytetin e Oshit.Autoritetet thanë se kanë folur me afër 300 gra që mbanin nikabin gjatë bastisjes dyditore në kryeqytetin provincial të Oshit, Qytetin e Oshit. Afër 80 gra që mbanin nikabin u ndaluan gjatë një bastisjeje tjetër dyditore të zhvilluar në këtë vend gjatë muajit korrik.Grave iu dhanë paralajmërime dhe fletushka, sipas departamentit të policisë në Osh, i cili tha se Gjykata e Qytetit të Oshit, Zyra rajonale e Komitetit shtetëror për siguri kombëtare dhe Agjencia për çështje fetare dhe raporte ndëretnike janë të përfshirë në mënyrë aktive në këtë fushatë.

Sipas raporteve të policisë, 22 nga 29 grave që iu shqiptuan gjoba ishin banore të Qytetit të Oshit.

Shtatë gratë të tjera u ndaluan në vende të tjera publike në rajonin Xhalal-Abat gjatë “Operacionit Nikab” të zhvilluar në gusht.

Zyrtarë policorë në Xhalal-Abat gjatë fushatës kundër nikabit. 

Kërcënim i sigurisë?
Popullariteti në rritje i nikabit në Kirgizi ka rritur shqetësimet në mesin e disa politikanëve lokalë dhe figurave publike, të cilët e kanë cilësuar si kërcënim të sigurisë. Të tjerët kanë argumentuar se nikabi tradicionalisht nuk është pjesë e kulturës së Kirgizisë.Parlamenti dhe mediat kirgize kanë debatuar për mbi një dekadë lidhur me vendin e nikabit në shoqëri.Drejtoria Shpirtërore Muslimane e Kirgizisë ka mbështetur publikisht qëndrimin e Qeverisë. Kjo drejtori – që mbështetet nga shteti – ka theksuar se “hixhabi është i detyrueshëm [për gratë muslimane], por jo edhe nikabi”.

Por, kritikët kanë argumentuar se ndalesa i izolon gratë që zgjedhin të mbajnë nikabin dhe kufizon lirinë e tyre.

Nikabi është ndaluar edhe në shtete të tjera të Azisë Qendrore, të cilat kanë ndaluar edhe mbajtjen e hixhabit në shkolla dhe vende të punës. Kirgizia është shteti i vetëm në rajon që lejon hixhabin në shkolla dhe zyra qeveritare.

Komento: