Një tërmet shumë i fuqishëm e ka goditur vendin pak minuta më parë.
Një tërmet tjetër me magnitudë 5,6 ballë goditi provincën lindore turke Bingol.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive (AFAD) në një deklaratë në faqen e saj të internetit njoftoi të hënën se tërmeti ka ndodhur në rrethin Karliova.
Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 7,01 kilometrash.
Një tërmet i ngjashëm dje goditi të njëjtin rajon, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe duke lënduar rreth 20 të tjerë.