
Miralem Pjanic mund të largohet gjatë verës nga Juventus.
Kjo ka bërë që gjigjanti francez, PSG të nis misionin për transferimin e mesfushorit boshnjak në ‘Parkun e Princave’.
Pjanic iu bashkua Juventusit nga rivalët Roma në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Ai që nga ajo kohë ka qenë kryesore e skuadrës së Juventusit dhe ishte përdorur në një pozitë më të thellë nga Massimiliano Allegri sezonin e kaluar.
Corriere della Sera deklaron se për t’i rritur fitimet kapitale, Juventus mund ta qes në shitje Pjanic dhe PSG mund të ishte një destinacion i mundshëm për të. /ORAinfo/