Vendim i papritur nga Man United, i hap derën Ronaldos për t’u larguar

11:54 | 20 Shkurt 2022

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United vetëm pas një sezoni nga rikthimi i bujshëm.

Manchester United do të lejojë që Cristiano Ronaldo të largohet gjatë verës nëse ai e dëshiron këtë, pretendon “Mirror”.

Forma e portugezit ka pësuar rënie në muajt e fundit dhe paraqitjet e tij nuk kanë qenë më të mirat e mundshme në “Old Trafford”.

Ish-sulmuesi e Real Madridit dhe Juventusit gjithashtu thuhet se është i prirur të largohet nëse United nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Komento: