Lojtari i njohur po largohet nga skuadra e Bayern Munichut.
Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar që mesfushori Thiago Alcantara do të largohet nga klubi këtë verë.
Mesfushori spanjoll ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, pasi po kërkon një aventurë të re në karrierën e tij.
“Thiago ka informuar drejtorin sportiv se ai dëshiron diçka të re në karrierën e tij, duke kërkuar aventurë të re. Ne do të duhet ta pranojmë. Kemi një kontratë që është akoma e vlefshme edhe për një vit dhe nëse ai pajtohet me ndonjë klub, ai klub duhet të paguajë një shumë të caktuar për transferim”, deklaroi Rummenigge, përcjellin mediat gjermane.
29-vjeçari është lidhur me një kalim në Premier League, te skuadra e Liverpoolit.