Vendimet “antikushtetuese” të Qeverisë, Aleanca dorëzon sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

08:54 | 26 Gusht 2026

Gjatë ditës së sotme, Aleanca do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet që kjo parti i konsideron antikushtetuese të Qeverisë në detyrë.

“Ju njoftojmë se nesër [e mërkurë], në ora 09:30, Aleanca do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”, ka njoftuar Aleanca.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal, Aleanca do të ketë edhe një deklarim për media.

Komento: