Vendimet antikushtetuese të Qeverisë Haradinaj

09:04 | 20 August 2019

Të gjitha vendimet antikushtetuese të Qeverisë Haradinaj.

Dje është bërë një muaj qëkur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, por kjo nuk e ka ndalur atë e as kabinetin e tij të marrë vendime. Veprimet që janë marrë nga kryeministri Haradinaj e nga ministrat në largim konsiderohen si kundërkushtetuese dhe si jomorale.

Ndonëse më 19 korrik të këtij viti Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ai së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar vazhduan edhe më tej të marrin vendime për çështje të ndryshme, të cilat vazhdimisht u kritikuan nga njohës të çështjeve të drejtësisë.

Edhe pas dorëheqjes Haradinaj është paraqitur sërish në zyrën e tij, ku më 26 korrik ai ka thirrur mbledhjen e rregullt të Qeverisë, derisa njëjtë kanë vepruar edhe ministrat e kabinetit të tij, ndërkohë që nuk ka munguar madje as shpallja e konkurseve të reja.

Më 23 korrik Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për zgjedhjen e noterëve të rinj, e pas saj, më 25 korrik, Ministria e Arsimit shpalli konkurs për punësime të reja.

Së fundmi, më 16 gusht, edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala mori vendim për vendosjen e masave ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ndaluar disa prodhime që importoheshin nga fqinji ynë jugor, shkruan gazeta “Zëri”.

Të gjitha veprimet e ndërmarra gjatë këtij një muaji të fundit nga qeveria “Haradinaj” dhe nga këto ministri është konsideruar se bien ndesh me Kushtetutën e vendit, e cila në momentin kur kryeministri i Kosovës jep dorëheqje, në Nenin 95, në pikën 5, e saktëson qartë se qeveria konsiderohet në rënie dhe ajo qeveri nuk mund të ushtrojë mandatin e mëtutjeshëm derisa të ketë zgjedhje dhe derisa vendi të bëhet me qeveri të re….

Komento: