Vendimi i Gjykatës lidhur me pezullimin e pensioneve, vjen reagimi i OVL së UÇK-së

16:12 | 01 April 2019

OVL e UÇK-së ka reaguar për vendimin e Gjykatës lidhur me pezullimin e pensioneve për veteranët.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim sot për refuzimin e kërkesës për pezullimin e pensioneve të veteranëve të UÇK-së.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një komunikate për media kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.

OVL UÇK, kërkon nga institucionet e drejtësisë, që hetimit të listave të veteranëve të luftës t’i shkohet deri në fund, duke shqyrtuar në mënyrë individuale secilin rast.

Javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar pezullimin e pensioneve të 19 mijë e 500 veteranëve të UÇK’së, kërkesë kjo që u kundërshtua nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

Të akuzuar në këtë aktakuzë për veteranët e rrejshëm janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Ahmet Daku dhe të tjerë. Por, për këta dy të fundit lënda u veçua pasi që nuk ishin të pranishëm në seancë gjyqësore

Komento: