Juventus ka vendosur për Dybalan.
Një vit më pas, Juventusi po punon fort për ta mbajtur Dybalan – derisa në vitin 2019 deshën ta largojnë nga Torino.
Rinovimi i Paulo Dybala me Juventusin është afër.
Këtë e ka konfirmuar Fabio Paratici, i cili shuan thashethemet për të ardhmen e argjentinasit.
Drejtori sportiv Zonjës së Vjetër, i intervistuar nga “Rai”, siguron që palët po punojnë për marrëveshjen.
Dybala ishte pranë largimit verën e kaluar, por tani Juve ka kuptuar rëndësinë e tij dhe e do edhe për shumë sezone në Torino.
“Ne nuk shqetësohemi. Jemi në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ta dhe me Paulo, jemi absolutisht optimistë dhe të sigurt”, tha ai kur u pyet për marrëveshjen.
“Dybala dëshiron rritje rroge? Është e kuptueshme për secilin që ri negocion kontratën, është gjë logjike”.
26 vjeçari është pjesë e Juves që nga viti 2015. Ai ka bërë 217 paraqitje, ka shënuar 91 gola.