Besim Beqaj do të dal sot para mediave.
Pas njoftimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për të liruar nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza, i përfoluri për largim nga pozita e ministrit, Besim Beqaj, sot mban konferencë.
Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, gjatë ditës së sotme nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe këtë do ta bëjë sot një adresim për media.
“Ju njoftojmë se në ora 11:00 ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të, rruga ‘Luan Haradinaj’, Prishtinë”, thuhet në njoftim.