“Vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat kineze, i drejtë”

12:02 | 08 Prill 2021

Njohësi i çshtjeve politike, Ilir Ibrahimi, po thotë se vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat e prodhuara në Kinë është i drejtë.

Ibrahimi thotë se kritikat se në kohëra të vështira duhet bërë sakrifica të tilla janë të pamenduara dhe qëllimkqija.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Kryeministrit Kurti për të mos pranuar vaksinat e prodhuara në Kinë është i drejtë.

Kosova është dhe duhet të qëdrojë në sferën Euroatlanike të aleancave dhe kjo duhet të shihet si një pozicionim i një rëndësie jetike nga të gjithë.

Kritikat se në kohëra të vështira duhet bërë sakrifica të tilla janë të pamenduara dhe qëllimkqija.
Në të njejtën koha, qeveria Kurti duhet të bëj të pamundurën për të siguruar sa më shpejt vaksinat e prodhuara dhe aprovuara në vendet euroatlantike.

Komento: