Në lidhje me këtë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se lëvizja e kryeministrit Albin Kurti do të shmang dhunën që ishte paralajmëruar nga Serbia.
“Kemi bërë thirrje që qeveria e Kosovës t’i shmanget dhunës duke krijuar rrethana të reja, në mënyrë që mos të krijojmë mundësi autoriteteve serbe që të shkaktojnë dhunë, e më pas duke shkaktuar protesta të dhunshme. Kjo kërkesë ishte e SHBA dhe pastaj zyrave të QUINT.
Vendimi i Kurtit do të shmang dhunën që e kishin paralajmëruar autoritetet e Serbisë. Edhe pse nuk është zgjidhja më e mirë, është një mundësi që të shmanget dhuna dhe faturën për destabilizim nuk besoj se do ta mbajë Kosova”- tha ai.
Sipas tij ky vendim i qeverisë do të krijojë rrethana të reja për të përçuar mesazhe në Beograd se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare.
“Po ashtu është një moment që autoritetet e Republikës së Kosovës, të krijojnë rrethana të reja duke përçuar mesazhe të caktuara në drejtim të Beogradit se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare”- u shpreh Elezi.