Vendimi i Kushtetueses ende nuk ka shkuar në Qeveri

10:22 | 22 Dhjetor 2020

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të hënën që vendi të shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditësh.

Kjo pasi Gjykata i ka dhënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje, në ankesën e saj për votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Teksa sot të gjithë presin deklarimin nga ana e Qeverisë rreth këtij vendimi, shkruan klan kosova.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, për KlanKosova.tv ka thënë se ende nuk ka ardhur vendimi.

Baxhaku tha se ende vendimi nuk ka ardhur në Qeveri dhe po sa të vijë i njëjti do të ketë deklarim.

Komento: