Vendimi i papritur i Cristiano Ronaldo, ja çka do të bëhet

19:17 | 02 Maj 2019

Ronaldo flet për të ardhmen.

Cristiano Ronaldo pretendon se ai është ‘përshtatur në mënyrë të përkryer’ te Juventusi, ku nuk e ka mohuar se një ditë do të jetë trajner futbolli.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi verën e kaluar dhe ka fituar në sezonin debutues në Itali një Scudetto dhe Superkupën, megjithëse ai ka realizuar më pak gola këtë edicion që nga viti 2010.

“Gjëja e parë që bëj kur shkoj në një klub të ri është të jem vetvetja, jo ndonjë gjë tjetër”, tha ai për El Pais.

‘’Puna ime etike është gjithmonë e njëjtë. Në dhomat e zhveshjes flasim vetëm për futboll’’.

Numri 7 i Juves, që mbushi 34 vite në shkurt është edhe një biznesmen i suksesshëm, por i pyetur se a do jetë trajner në vitet e ardhshme, ai u shpreh: ‘’Pse jo’’.

Komento: