Vendimi i PZAP për votimin në diasporë, KQZ: Presim plotfuqishmërinë e vendimit për ta zbatuar

14:56 | 01 Dhjetor 2025
Vendimi i PZAP për votimin në diasporë, KQZ: Presim plotfuqishmërinë e vendimit për ta zbatuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është në pritje të plotfuqishmërisë së vendimit lidhur me hapjen e qendrave të votimit në hapësira shtesë jashtë përfaqësive diplomatike, pavarësisht se cili do të jetë epilogu.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ndaj vendimit të PZAP-së ekziston e drejta e ankesës në Gjykatën Supreme, e cila mund ta ndryshojë ose konfirmojë vendimin.

“PZAP ka marrë vendim për çështjen e Qendrave të Votimit në hapësira shtesë jashtë përfaqësive diplomatike dhe ndaj këtij vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë, për ta zbatuar atë”, deklaroi Elezi.

KQZ ka theksuar se është e gatshme të veprojë sipas çdo vendimi që merr formë të prerë në instancat e larta të drejtësisë.

Komento: