Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ-ja në pritje të afateve ligjore

11:38 | 26 December 2024
vendimi-i-pzap-se-per-listen-serbe,-kqz-ja-ne-pritje-te-afateve-ligjore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa të mërkurën e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes këtij vendimi, PZAP i ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë atë.

Lidhur me këtë çështje zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se do të presin deri në përfundimin e procedurave ligjore..

“Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Andaj, KQZ, para caktimit të kësaj çështje për në rend dite, do të presë përfundimin e procedurave ligjore”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbedhjen e 23 dhjetorit vendosi që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë takim, pro certifikimit të Listës Serbe ishte kryetari Kreshnik Radoniqi, kurse kundër ishin dy anëtarët e VV-së ndërsa ata të partive tjera nuk morën pjesë në votim.

Komento: