Vendimi i ri për çmimin e energjisë më 1 prill/ Njohësi i Ekonomisë: Nuk ka bazë ligjore për ngritje

10:04 | 13 Janar 2024
vendimi-i-ri-per-cmimin-e-energjise-me-1-prill/-njohesi-i-ekonomise:-nuk-ka-baze-ligjore-per-ngritje


Siç edhe e bënë të ditur burimet e Front Online, vendimi i ri për tarifa pritet të merret më 1 Prill.

E, njohësi i ekonomisë, Mehmet Gjata në një prononcim për Front Online thotë që nuk ka bazë ligjore për ngritje të reja të rrymës.

“Në prill të 2022-tës për herë të fundit janë aplikuar tarifat e reja me çmime të ngritura (diku rreth 15 për qind). Por, sipas vlerësimeve të njohësve të zhvillimeve energjetike në Kosovë ( gjithsesi, të bazuara në analiza dhe vrojtime më të detajuara), në Kosovë, pas ngritjes enorme tre herë të çmimit të rrymës brenda periudhës kohore prej 1,5 vjetësh, (së pari më 2021 mbi 100 për qind dhe 2 herë me 2022-në shkurt rreth 30 për qind dhe në prill diku te 15 përqindshi), nuk ka asnjë arsye të vetme, as bazë ligjore që të ketë çmime të reja të ngritura të rrymës te ne”, u shpreh ai.

Ndryshe nga Kosova, ekonomisti Mehmet Gjata ka thënë për Front Online se në botë çmimi i rrymës është shumë më i ulët.

“Së pari, për shkak se çmimit e energjisë elektrike në botë, pas ngritjes së vrullshme të madhe, që ndodhi pas pandemisë COVID-19 dhe sidomos pas fillimit të luftës ruso ukrainase në nivel global, në vitin e kaluar, por edhe sivjet, kanë zënë të ulën ndjeshëm, madje, tani në periudha të ndryshme të vitit, çmimet e rrymës elektrike janë edhe 5-6 herë më të ulëta, se sa kur arritën kulmin, në kohën e krizës globale energjetike. Te ne, megjithatë nuk ka pasur ulje çmimesh në asnjë rast”, ka thënë ai për Front Online.

Komento: